Në Forumin për Sfidat në Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga ish-Sekretari Britanik i Mbrojtjes Lord Des Browne dhe Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në bashkëpunim me ELN (Rrjeti Lidershipit Evropian), u diskutuan çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, të ardhmen e tij evropiane, rolin e NATO-s, ndikimi rus dhe ai turk, interesi i Kinës për të investuar në sektorët strategjikë të lidhur me sigurinë etj.
Në këtë takim morën pjesë Përfaqësues nga Amerika, David Philips, i cili ngriti shqetësimin për ndikimin turk dhe vasalitetin e hapur të disa drejtuesve të rajonit ndaj Erdoganit dhe interesave jo transparente me Turqinë, këmbënguli për një zgjidhje përfundimtare të dialogut Serbi-Kosovë brenda 2019.
Po ashtu, përfaqësuesi i Austrisë, e cila merr Presidencën e radhës të BE ish-Ministri i Mbrojtjes Fasslabend theksoi se kriza e emigracionit nuk duhet të anashkalojë zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit. Në takim ishin përfaqësues nga parlamenti Britanik, Shqipëria, Zv Kryeministri Kosovës Hoxhaj, N/kryetari i Parlament Mali Zi dhe Serbisë, ish Ministri i Mbrojtjes Maqedonisë, kryetar i Mazhorancës në parlamentin Bullgar, Bosnja dhe drejtuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Presidenti Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm Montella.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Lordi Ded Brone vuri theksin në problemet e rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç thekson raporti i Dhomës së Lordëve, në Ballkan gjithnjë e me shumë po dominon fenomeni i kapjes së shtetit dhe qeverisja e kontrolluara nga një njeri. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE pasi vuri në dukje zhvillimet pozitive në rajon u ndal në nevojën e bashkëpunimit politik sidomos ne reforma te rëndësishëm. Ai ritheksoi problemet e mëdha ne sistemin e drejtësisë shqiptare për shkak të bllokimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Mediu si organizator i këtij forumi vuri në dukje faktin se mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është tregues i qartë i shmangies nga funksionimi demokratik i vendeve në rajon, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kane fituar pushtet politik dhe vendimarrës.
Po ashtu theksoi nevojën që reformat e rëndësishme që kërkohen nga BE përveç formës, duhet te implementohen drejt në mënyrë që të shmangen situata si ajo me reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila ka vendosur në kolaps dy gjykata të rëndësishme, atë Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Retorika nacionaliste në rajon përdoret për qëllime të përfitimeve politike; shumë konflikte të fjetura mund të bëhen aktive.
Ai theksoi se prezenca ushtarake ruse në rajon është një kërcënim për stabilitetin, ashtu si dhe tendenca për të kontrolluar besimet e ndryshme fetare, apo sistemin e edukimit, investimet jo transparente me interesa klienteliste dhe politike do të kenë pasoja për Ballkanin dhe te ardhmen e tij. Prezenca Ruse, Turke apo Kineze në rajon është shtuar theksoi zoti Mediu, edhe për shkak të vakumit të krijuar sidomos mbas vitit 2009, nga SHBA dhe BE.
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
U shoft ajo konference qe asht organizu nga vrasesi KAMPJON OLIMPIK Fatmir pordha U shofshin keto forume qe kane ne gjirin e tyre te tille kriminel si ky palloshi yne qe mori 26 jete njerzish dhe shkatrroi nje zone te tere .O zot merr hak dhe mbyllja gojen ktij BATAKCIU .
PërgjigjuVrasesi I 26 veteve ne gerdec ju ben leksion te huajve per sigurine!!!ndodhet atije per tu mesuare te huajve se si vriten njerezit,kjo ndodh me pol. Shqiptare,kriminelat bredhin me paret e popullit sepse politikanet mbulojne dhebajne njeri tjetrin
Përgjigju