Mediu në Laprakë: Rama shkatërroi vendin, më 25 prill lufta është ndaj tij, jo mes të majtëve dhe të djathtëve

Fatmir Mediu gjatë një takimi me banorët në Laprakë, tha se 25 prilli nuk do të jetë një ndeshje mes të majtës dhe të djathtës, por ndeshen shqiptarët që duan shtet me Edi Ramën, i cili ndërton vetëm krim dhe korrupsion.

Për Mediun, Rama do të mbahet mend për shkatërrimin e familjeve dhe të ardhmes së shqiptarëve. Fatmir Mediu, i cili është pjesë i koalicionit "PD-Aleanca për Ndryshim", premtoi se do të sjellë ndryshimin e vendit, kthimin e dinjitetit njerëzor dhe zhvillimin ekonomik.

“Pushteti i krimit dhe korrupsionit që ka ndërtuar Edi Rama, është parajsa e Ramës por është shkatërrimi i familjeve tona dhe të ardhmes tonë si shqiptarë. Prandaj jemi sot këtu të gjithë bashkë, me një angazhim dhe një qëllim, për të ndërtuar atë që është e ardhmja e fëmijëve tanë, e familjeve tona, e prindërve tanë, e Laprakës dhe e gjithë Shqipërisë. Kam bindjen që sot më shumë se kurrë, në kemi marrë një vendim, askush asnjë njeri nuk mund të na dalë dhe të bëhet Zot për fatit tonë dhe familjeve tona. Nuk mund të ketë njeri që të dalë dhe të na ndërpresë rrugëtimin tonë europian. Prandaj është shumë e rëndësishme që të fillojmë të kuptojmë vlerën tonë si qytetarë në demokraci, peshën dhe dinjitetin që ne duhet t`i japim familjes sonë dhe njëkohësisht vendit dhe kombit tonë.

Mashtrues, përbuzës, mospërfillës, njeri që ka shkelur jetën dhe interesat e shqiptarëve, interesin tonë kombëtar, në historinë tonë nuk mund të gjendet dhe të krahasohet me Edi Ramën. Ai I cili mendon që ligji, Kushtetuta, janë vetëm në shërbim të aferave të tij korruptive, të interesave të tij korruptive, për të përfituar dhe vjedhur në mënyrë të vazhdueshme.

Prandaj 25 Prilli është një moment shumë i rëndësishëm, është një moment me rëndësi kombëtare. Nuk ndeshet e majta me të djathtën, por ndeshen qytetarët shqiptarë, që duan shtet, duan liri, me Edi Ramën, i cili krijon dhe ndërton vetëm krim dhe korrupsion. Është ndarja e shqiptarëve që duan punë dhe dinjitet dhe Edi Ramës që ka shkatërruar çdo mundësi ekonomike, ka shkatërruar bizneset, ka shkatërruar Shqipërinë.

Prandaj të mirën që na e ka dhënë Zoti, vlerën që na ka dhënë Zoti si njerëz, familjen që duhet t`a mbrojmë në emër të të ardhmes tonë, ne duhet t`i japim vlerë me votën tonë”, tha Mediu.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 18/04/2021 17:23

    Shkërdhati që hodhi në erë Gërdecin thotë që Rama shkatëroi Shqipërinë! Vetëm idiotët e besojnë dhe e votojnë këtë ndyrësirë..,

    Përgjigju
  • dulja: 18/04/2021 16:01

    E po keta te bejne pere budallenje i harruan cfare i kane shkaktuare ketije vendi ,Po nuke harrojme ne ne 25 prrille do fitoje ai qe s'ka vrare

    Përgjigju
  • O tej: 18/04/2021 13:53

    O Fatmirmuti o shketdhate burre koqe a me surat me fol?

    Përgjigju
  • Bledi: 18/04/2021 12:55

    E turpshme, njeri qe vetem i ka pire gjakun vendit dhe shqipetareve. Turp!

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi]: 18/04/2021 12:29

    O çfar tmerri Fatmir Mediu duart plot me gjak kërkon votën e ktyre Shqiptarve që i vrau e i vodhi. E pa besushme se çfar kurajo ka ky njeri lriminel.

    Përgjigju
  • LORA: 18/04/2021 12:10

    Them se verdikti i 25 prillit do t'a dergoje ku e ka vendin masakruesin e Gerdecit,,,dhe do te shporret nga ligjerimi publik ky monster.

    Përgjigju
  • Tutu: 18/04/2021 11:37

    Ju flet Fate Gerdeci.... ose Fatmir Medihoxha trafikant droge... e njeh gjithr Shikaku..,

    Përgjigju
  • Pjeter: 18/04/2021 11:03

    Seriozisht e ka ky qènia aliene? Nuk i rezulton shqiptareve ndonje Gerdec i shkatertuar nen qeverrisjen Rama o Mehdi mafiozi!!!!!

    Përgjigju
  • Qytetari: 18/04/2021 10:44

    Si mundet te degjosh dhe te votosh per Fatmir Medi GERDECI ??!! Duhet te keshe kujtese shume te shkurter !! Ky i paftyre,eshte i perfshire plotesisht ne vrasjen e 28 njerezve te pafajshem! E turpshme kush e voton kete! Qytetari

    Përgjigju
    • Shkodra: 18/04/2021 18:03

      Ik ore kriminel, o Antishqiptar. Ndyresirat kerkojne voten e popullit. Populli ju njeh mir kush jeni ti dhe shoket e tu.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro