Mediu në njësitë 2 dhe 4 në Tiranë: 25 prilli është një moment reflektimi, të bashkohemi

I renditur i 7-i në listën e koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu vijon takimet elektorale. Kreu i PR ka qenë së fundmi me banorët e njësive 2 dhe 4 në Tiranë.

Mediu shprehu gatishmërinë e tij dhe  bashkëpunimin për të sjellë prosperitetin dhe mirëqenien.

“25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij.

Ne sot, më shumë sesa të vlerësojmë politikën, do t`ju bëja thirrje që çdo natë, kur diskutoni me njëri-tjetrin, shikoni fëmijët tuaj dhe bëjini një pyetje vetes; A është kjo që keni menduar? A kanë fëmijët tanë shansin për t`u arsimuar dhe edukuar siç duam ne të arsimohen dhe edukohen dhe për të ndërtuar familjen e tyre dhe suksesin e tyre?”, tha Mediu.

Ai theksoi se liritë dhe të drejtat tona të respektohen nga shteti, ku të kemi një qeverisje që t`i shërbejë interesave tona dhe jo të kthehemi në shërbëtorë të qeverisë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja