Mediu në Rrogozhinë: Kemi 30 vjet që përpiqemi të ndërtojmë një shtet demokratik, s’ka krim më të madh se sa të blesh votat

Kreu i PR Fatmir Mediu, kandidati 7 i “Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi takime në qytetin e Rrogozhinës, ku takoi biznese dhe banorë të kësaj zone. Mediu kërkoi mbështetje duke thënë se prej 30 vitesh po përpiqemi për të ndërtuar një shtet demokratik dhe se ky dinjitet sipas tij duhet garantuar.

“Ka ardhur momenti që të gjithë ne së bashku të marrim një vendim. Vendimi ynë është një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, të familjeve tona dhe të vendit tonë. Kemi 30 vjet që përpiqemi për të ndërtuar një shtet demokratik, ku zëri ynë si qytetarë të ketë vlerë, ku forca dhe dinjiteti ynë të respektohet, ku ne të kemi mundësi, të kemi punë dhe nëpërmjet punës të garantojmë dhe dinjitetin dhe marrëdhënien tonë familjare.

Dhe besoj të majtë dhe të djathtë, të bashkohemi në një përfundim; Ky nuk është shteti që u takon shqiptarëve, ky nuk është shteti që respekton shqiptarët, ky nuk është shteti europian që duam, ky është regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës dhe gjithë klanit të tij”, tha ai.

Në apelin e tij Mediu thotë se detyra e gjithësecilit në këto zgjedhje është të dalë të votojë.

“Detyra e parë e gjithësecilit në datën 25 Prill, është të dalim dhe të votojmë, pavarësisht të majtë apo të djathtë, të tregojmë që ne vendosim në një shoqëri demokratike, për fëmijët tanë, për familjet tona, për Rrogozhinën dhe për mbarë Shqipërinë. Nuk ka krim më të madh se të kërkosh të blesh varfërinë e tjetrit. Nuk ka krim më të madh sesa të kërkosh t`i blesh votat e qytetarëve. Nuk ka krim më të madh se të kërkosh të manipulosh zgjedhjet. Nuk ka krim më të madh se të mos i japësh mundësinë qyetarëve të Rrogozhinës dhe mbarë Shqipërisë, që të kenë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, që të vendosin me bindjen e tyre, pavarësisht të majtë a të djathtë.

Mbi 74% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Mbi 92% e atyre që kanë studiuar jashtë,me mundin dhe djersën e prindërve të tyre, që kanë pasur ëndërr që ata të kthehen në Shqipëri, të bëhen liderët e së ardhmes, të ndërtojnë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë, nuk duan të kthehen më”, shtoi më tej ai.

Prandaj është e rëndësishme që në këto zgjedhje ne të gjykojmë se ku jemi vetë, ku janë familjet tona, ku është shoqëria jonë dhe ku po shkon Shqipëria dhe kombi ynë. Le të marim një përgjegjësi të gjithë së bashku për të dalë dhe për të votuar dhe për t`i thënë njëherë e përgjithmonë këtij regjimi të korruptuar, që ti nuk mundet të zësh rrugën tonë, nuk je Zot mbi jetët tona. Ne jemi Zot të fatit tonë, të familjeve tona dhe të Shqipërisë. Në emër të kombit, të flamurit, të familjeve, ne duhet të largojmë këtë klikë të korruptuar, regjimin e korruptuar të Edi Ramës", shtoi Mediu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 20/04/2021 08:54

    Me politikane si puna jote o Medi jo per 30 vjet por as per 3000 vjet nuk behet dot shtet....

    Përgjigju
  • Iris: 20/04/2021 01:55

    Per mendimin tim,nuk ka krim me te madh qe Medi-Gerdeci,ka fytyre e guxon te kandidoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë