Mediu në SHBA: Jemi gati për një
Reformë në Drejtësi sipas Venecias

Mediu në SHBA: Jemi gati për një<br />Reformë në Drejtësi sipas Venecias
Gjatë vizitës së tij në Ëashington, kryetari i Partisë Republikane  Fatmir Mediu zhvilloi takime me personalitete të politikës dhe mendimit politik Amerikan.

Me ftesë të Presidentit të Heritage Foundation, Ish-Senatorit Jim DeMint, Mediu mori pjesë në një takim në të cilin u diskutua për ndërtimin dhe bashkëpunimin me Balkan Policy and Heritage Foundation, të krijuar në Shqipëri prej përfaqësuesish të politikës shqiptare dhe rajonale.

DeMint shprehu gadishmërinë e tij për t`a konsideruar këtë fondacion si pjesë të punës dhe qëllimeve të përbashkëta, duke bashkëpunuar në analizën e situatës në Ballkan, lirinë ekonomike, shtetin e së drejtës, çështjet e Sigurisë Rajonale dhe Globale, duke përfshirë në këto forume përfaqësues të nivelit të lartë të politikës amerikane dhe rajonale, siç ishte forumi i organizuar në Ëashington nga Armed Service Committee në senat, apo takimet në rajon me kongresmenët për zgjerimin e NATO-s në Ballkan.

Mediu shpjegoi edhe njëherë situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Shqipëri, që sipas tij është si pasojë e një qeverisjeje autoritare dhe të korruptuar.

Mediu zhvilloi një drekë pune me Kongresmenin Robert Aderholt dhe Ish-Senatorin Mark Pryor, duke i shpjeguar atyre se opozita është tërësisht e angazhuar dhe e gatshme që të votojë Reformën në Drejtësi, bazuar në rekomandimet e Venecias, me konsensus politik, i cili është i domosdoshëm.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'