TIRANE- Propozimi për financimin e partive parlamentare e joparlamentare është bërë shkak i përçarjes mes forcave të vogla politike. Projektligji që parashikon përfitimin nga fondet e partive parlamentare të shtrihet edhe tek subjektet politike që marrin mbi 10.000 vota përplasi Fatmir Mediun e Nard Ndokën. "Ndryshimi që ne kërkojmë, vendoste një standard për ato parti politike që kanë marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhjet parlametare”, tha Ndoka.
Ndërsa kreu i PR, Mediu tha se “amendamenti që propozoj është në përputhje të plotë me qëllimin e deputetëve propozues, për ndryshimin e kufirit përcaktues të votave të nevojshme për partitë që përfitojnë nga shpërndarja e fondit publik vjetor nga një kufi variabël prej 1% që aktualisht shpreh rreth 17 mijë vota, në kufirin fiks në jo më pak se 10 mijë vota”, tha Mediu. Nisma e 6 deputetve është mbështetur edhe nga mazhoranca që nëpërmjet deputetit Blendi Klosi, theksoi nevojën për ndërhyrje. "10.000 vota është përzgjedhur sipas llogjikës sepse kaq është përafërsisht numri i votave për të fituar një mandat në Kuvend.
Partitë me 10.000 mijë vota do thotë që kanë kontribuar qartazi në fitimin e një mandati për koalicionin ku ato kanë marr pjesë”, tha Klosi. Drafti parashikon që subjektet me mbi 10.000 vota në zgjedhjet e fundit të përfitojnë nga 20% i fondit të partive parlamentare ndërsa propozimi u shty për shkak të debateve mes krerëve të partive të vogla si dhe mungesës së disa prej nismëtarëve. Nëse partitë jo parlamentare përfitojnë nga fondi i 20% PDIU, dhe PBDNJ i shkurtohen fondet.
Shkrimi u publikua sot (30.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com