Mediu: Pas Dules, Basha të ftojë
 në koalicion edhe Bamir Topin

Mediu: Pas Dules, Basha të ftojë<br /> në koalicion edhe Bamir Topin
TIRANE- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i bën thirrje liderit të së djathtës, Lulzim Basha, që të zgjerojë koalicionin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, Mediu shprehet se rikthimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules në koalicionin e djathtë, është një lëvizje që i shërben unifikimit të së djathtës për të vazhduar më tej drejt garantimit të suksesit elektoral të koalicionit opozitar. Nëse do të ketë apo jo një ftesë për Frymën e Re Demokratike të Bamir Topi, i cili në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit qeveritar, kryerepublikani, Fatmir Mediu, thotë se vendimi për këtë i takon Bashës. Kreu i PR komenton edhe zbatimin e marrëveshjes me PD, reformën zgjedhore, atë në drejtësi si dhe zgjedhjet brenda Partisë Republikane.  
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur