Mediu: Për Dukën s’u luajt ndershëm
Kandidatët duhej të dilnin nga baza

Mediu: Për Dukën s’u luajt ndershëm<br />Kandidatët duhej të dilnin nga baza
TIRANE -  Ndonëse PD dhe PR kanë  arritur një marrëveshje paralektorale ku republikanët u tërhoqën nga kandidatura e Agron Dukës në Durrës, kryetari i PR-së Fatmir Mediu  tha se në këtë proces u  luajt në mënyrë jo të ndershme. 

Mediu u shpreh kundër zgjedhjes nga kryesia e Tiranes të kandidatëve të koalicionit të djathtë për zgjedhjet lokale. Nga Asambleja e PR-se, Mediu tha se do te ishte shumë më mirë që emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie të dilnin qytetet ku ata garojnë për të udhëhequr.

Në këtë kontekst, Mediu tha se Agron Duka do të ishte kandidatura më e mirë për bashkinë e Durrësit duke marrë parasysh pikërisht përkrahjen që Duka pati nga Durrësi.

“Agron Duka në zgjedhjet e fundit  parlamentare kaloi çdo parashikim të Partisë Republikane në Durrës me mbështetjen e madhe që siguroi. Ne nuk e kërkuam, por Dukës ju kërkua të kandidonte në këtë bashki. Ai pranoi pasi në Durrës për 15 vjet e djathta nuk ka fituar asnjëherë  dhe Duka mund t’i kthente drejtimin e bashkikë të djathtës në këtë qytet. Kjo është një histori tashmë e tejkaluar por jo e luajtur në mënyrë të ndershme siç shprehu edhe vetë Duka. Ne do të japim mbështetjen për të fituar zgjedhjet në këtë bashki por edhe në çdo bashki tjetër të vendit”, tha Mediu.

Edhe pse fillimisht e kishte propozuar vetë emrin e Dukës, Lulzim Basha kandidoi për Bashkinë e Durrësit Grida Dumën.

Ndërkaq mësohet se  nga kryesia e Partisë Republikane kanë dhënë dorëheqjen nënkryetari Nertitan Alibali  si dhe sekretari për çështjet politike Olsi Baze. Largimi i tyre është justifikuar me një tërheqje personale nga politika.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime