Mediu: Protesta qytetare duhet
të tundë nga themelet qeverinë

Mediu: Protesta qytetare duhet<br />të tundë nga themelet qeverinë<br>
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, tregoi të gjithë arsyet pse shqiptarët duhet të dalin në protestë më 27 janar. Mediu në fjalën e tij të gjatë para republikanëve, theksoi se, Rama kërkon të ndërtojë shoqëri të përulur.

“Opozita duhet ti thërrasë ndërgjegjes së vet qytetare pa asnjë kompromis me të keqen dhe njëherësh ndërgjegjes opozitare për të ndërtuar atë që është më e mira. Heshtja e opozitës, mosreagimi i qytetarëve dhe indiferenca e partnerëve ndërkombëtarë do të ishte  triumfi përfundimtar i së keqes në Shqipëri. Protesta paqësore qytetare dhe opozita duhet të tundin nga themelet qeverinë. Kjo protestë duhet të jetë jo vetëm zëri i fortë i qytetarëve, por edhe përcaktimi i kufijve të qeverisë, përndryshe nuk ka zgjidhje tjetër”, shprehet Fatmir Mediu.

Nga demokratët, ishte nënkryetari Edi Paloka që përshëndeti Asamblenë e PR.

“Protesta po shohim nga një cep i Shqipërisë në një cep tjetër. Për këtë arsye ne po ju bëjmë thirrje, pa përjashtim të bindjeve dhe problemit. Mjaft hipët majë vinçave dhe pallateve për të protestuar. Të gjithë të majtë dhe të djathë duhet të jeni në protestë pasi nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Paloka. 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane