Ministri i mjedisit, Fatmir Mediu, ka akuzuar Partinë Socialiste se nuk ka të drejtë morale për të kundërshtuar ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, pasi ata kur ishin në pushtet kanë lejuar importin e mbetjeve në Shqipëri pa u kontrolluar.

Deklrata e Mediut ka ardhur pas deklaratës së djeshme të Partisë Socialiste se do të mbështesë nismën e Aleancës Kundër Plehrave për mbledhjen e firmave për referendum.

Duke bërë analizën vjetore të institucionit që ai drejton Mediu u shpreh se Ministria e Mjedisit është e hapur të diskutojë me çdo grupim të interesuar për ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve për plotësimin me akte nënligjore. Në prioritet e kësaj ministrie për këtë vit është edhe përafrimi i legjislacionit për mjedisin sipas direktivave të BE-së.