Mediu: Rama do të bëjë pjesë
të tepsisë dhe trupin diplomatik

Mediu: Rama do të bëjë pjesë<br />të tepsisë dhe trupin diplomatik
Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka reaguar pas paralajmërimeve dhe kërcënimeve të Ramës për trupin diplomatik shqiptar në botë.
 
Mediu shprehet se kryeministri Edi Rama do të bëjë pjesë të tepsisë dhe trupin diplomatik, ndërsa akuzon se kërkon ta zhvendosë përgjegjësinë drejt ambasadorëve për mungesën e investimeve të huaja në Shqipëri.
 
Ndërsa gjuhën e përdorur nga Rama dje para ambasadorëve e cilëson si të papranueshme. Rama u shpreh dje se puna e ambasadorëve në raport me ekonominë e vendit ka qenë e dobët, ndërsa shtoi se ka akoma diplomatë parazitë dhe delenxhinj.
 
Kryeministri deklaroi se do të ketë një organizim për një projekt të ri për trupin diplomatik, ndërsa i paralajmëroi ambasadorët për shkarkim nëse gjendja nuk ndryshon brenda vitit.
 
Statusi i Mediut
Mbasi Rama nderroj ligjin per trupin diplomatik me qellim qe te vendoste neper ambasada militantet e Rilindjes, tani kerkon qe ambasadoret te kthehen ne sekser te interesave te tij ekonomike.
 
Duke ju drejtuar ambasadoreve me nje gjuhe te papranueshme, Rama kerkon ta zhvendos pergjegjesine drejt ambasadoreve per mungesen e investimeve te huaja ne Shqiperi.
 
Se pari Trupi diplomatik, Forcat e Armatosura apo Policia, me ligj karrieren e tyre nuk duhet dhe nuk mund ta vendosin Ne pelqimin politik te kryeministrit apo ministrit, por kritereve qe percakton ligji perndryshe ata nuk mund te jene ambsadore, polic dhe ushtarak te shtetit, por te partise socialiste dhe Rames sic ai po kembengul vazhdimisht.
 
Se dyti: Mungesa e investitoreve ne Shqiperi, vjen qartesisht per shkak te korrupsionit, nje strukture qeveritare pa projekte dhe vizion per zhvillimin ekonomik te vendit, pasigurise per jeten, pa sigurise juridike per zbatimin e Kontratave apo detyrimeve, pasigurise per pronen, dhe padyshim taksat e larta dhe kompleksiteti i tyre.
 
Se treti. Rama vet ska mundur te mare asnje mbeshtetje thelbesore finaciare qofte edhe nga procesi i Berlinit, sepse Rama nuk shkon per te prezantuar, por vehten e tij, duke u perpjekur te bej lajm jo me projekte te zhvillimit te vendit por me sjelljen dhe veshjen qe skane asgje te perbashket me Kryeministrin apo shtetarin.

5- Per investitoret e huaj Rama i ka "Ambasadoret e tepsise, jane ata me te cilet blen zgjedhjet dhe ben tenderat dhe koncesionet"

 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës