Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu,  së bashku me disa miq nga SHBA, David Beasly, ish-Guvernator i South Carolina, Nick Landgride Zv.President i Madison University, Mounzer FatFat këshilltar i Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme, Besnik Mustafaj etj,  zhvilluan një takim me të rinj republikanë dhe demokratë, si dhe përfaqësues të orgaizatve te ndryshme rinore, nga SHBA, Gjermania, Kosova dhe rajoni, me temë “Lidershipi i Ri” ku tha se, nuk duhet tëjemi selektiv nga rinia, pasi ajo është forcë kryesore e zhvillimit.

Të gjithë theksuan domosdoshmërinë e pjesëmarrjes të të rinjve në politikë, si domosdoshmëri për të ndërtuar qeverisje funksionale, si dhe për të kapërcyer tranzicionin e gjatë të vendeve ish- komuniste, që vjen si rezultat i qeverive që përpiqen të kontrollojnë jetën e qytetarëve dhe liritë e të drejtat e tyre.

I takon rinisë që të marrë në dorë fatet e vendit” theksoi Mediu, jo si dhuratë apo përzgjedhje selektive e politikës, por si forcë kryesore në zhvillim dhe konkurim.

Po ashtu, theksoi ai,  besimi dhe politika krijojnë një raport të drejtë ndërmjet qytetarit qëllimeve te tij dhe mirëqeverisjes” tha ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)