Mediu takim me Bundestagun
gjerman: Integrimi peng i krimit 

Në një takim të organizuar në Berlin nga Bundestagu Gjerman kanë marrë pjesë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetët Berisha, Veliaj dhe Dashi.

mediu berlin

Mediu gjatë fjalimit të tij ka falenderuar Gjermaninë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, si dhe nismën e kancelares Merkel për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit.

‘’Megjithë mbështetjen e Gjermanisë, rruga e integrimit evropian të Shqipërisë është ngadalësuar për shkak të korrupsionit, krimit dhe krizës ekonomike’’ u shpreh Mediu.

Pas aktivitetit Mediu ka zhvilluar takime edhe me deputetë të tjerë të Parlamentit gjerman. Të gjithë të pranishmit në këto takime kanë theksuar se forcat politike në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë për të miratuar Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor