Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Don Bosko në Tiranë, ku shprehu shqetësim në lidhje me largimin e tyre nga vendi, ndërsa i konsideroi si katalizator të ndryshimit.
Ai akuzoi qeverinë se i ka 'vjedhur' të rinjve ëndrrat, ndërsa tha se ata nuk duhet të lejojnë një njeri të vetëm që t'i shkatërrojë të ardhmen.
“Në pesë të rinj, tre nga ata janë të pa punë. Gjatë pandemisë kjo papunësi u shtua dhe me 20%. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Mbi 90% e atyre që kanë studiuar jashtë dhe studiojnë jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre, nuk duan të kthehen në Shqipëri. Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar, pjesa më e madhe të rinj dhe të reja, intelektualë, profesionistë, duke krijuar kështu një problem shumë të madh në vendin tonë, për familjet tona, një problem të madh sa social, por edhe ekonomik dhe politik”, tha Mediu.
Ai u shpreh se ka gjithmonë shpresë kur ka rini kaq potenciale dhe energjike.
“Ne kemi shumë për të bërë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, po e filloj nga mundësia për arsim dhe edukim që duhet të ketë brezi i ri. Prandaj për të gjykuar në datën 25 Prill se si duhet votuar, do t`ju lutesha ju të rinjve, por dhe ne të tjerët, të gjykojmë me njëri-tjetrin në familje”, shtoi Mediu.
Sipas tij, rininë nuk mund ta ndalë asgjë për ta sjellë ndryshimin.
“Jetën, lirinë dhe dinjitetin jua ka falur Zoti dhe mos i lini peng as të Edi Ramës dhe as të ndonjë politikani tjetër. Atë çka jua ka dhënë Zoti mbajeni fort, zhvillojeni sepse jeni njerëz që i keni të gjitha dhuntitë dhe duhet të keni dinjitetin për t`i çuar gjërat përpara dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura”, përfundoi kreu i PR.
Mediu është i shtati në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit PD-AN në Tiranë.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL (VIDEO)
23 Dhjetor 2024, 17:49
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
18 Dhjetor 2024, 10:20
-
Evi Kokalari demaskon Berishën: Mos e zë më në gojë Trump, solle degjenerata në Washington e pretendon se bashkëpunon me Republikanët
13 Dhjetor 2024, 09:56
-
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak mungesa e avokatëve! Gjykata i gjobit me 50 mijë lek, pasi bëhen shkak për shtyrjen e procesit
11 Dhjetor 2024, 09:55
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Zëri i Amerikës - Fatmir Mediut: Jeni nën hetim për Gërdecin, pse nuk jepni dorëheqjen?
4 Dhjetor 2024, 12:49
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor 2024, 10:02
-
Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti nis takimet me partitë! ‘Të vegjlit’ propozojnë 4 majin! Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model
20 Nëntor 2024, 07:24
-
Përfaqësuesit e opozitës shqiptare në SHBA pranë Republikanëve! Deputetët Vokshi dhe Mediu ndjekin fushatën presidenciale dhe të Kongresit në Kaliforni
3 Nëntor 2024, 17:43
-
VIDEO/ Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor 2024, 14:29
Ky pasi hodhi ne ere nje fshat te tere dhe si hyri gjemb ne kembe do sjelli ndryshim.A mortje qe ste ha
Përgjigju