Lufta/ Moska: Do të reagojmë ndaj dërgimit të bombave thërrmuese! Putin do të vizitojë Kinën

Lufta/ Moska: Do të reagojmë ndaj dërgimit të bombave thërrmuese! Putin do të vizitojë Kinën

Dmitry Medvedev

Përdorimi i mundshëm i bombave thërrmuese nga forcat e armatosura të Ukrainës ‘ndryshon situatën dhe padyshim e detyron Rusinë të marrë kundërmasa’. Kështu deklaroi zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov, pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë për të furnizuar me bomba thërrmuese trupat ukrainase. 

Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu tha dje se "nëse Shtetet e Bashkuara furnizojnë Ukrainën me municione thërrmuese, forcat e armatosura ruse do të detyrohen të përdorin armë të ngjashme kundër forcave të armatosura ukrainase si përgjigje". Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Kinën, por datat do të përcaktohen më vonë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov , cituar nga Tass .

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka komentuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se NATO do t'i japë një ftesë Ukrainës për t'u bashkuar me Aleancën kur aleatët të bien dakord dhe "kushtet do të përmbushen". Kuleba tha se NATO nuk duhet ta mbajë Ukrainën në harresë kur bëhet fjalë për anëtarësimin dhe theksoi se të gjitha kushtet ishin që Ukraina të merrte një ftesë zyrtare nga aleatët e NATO-s gjatë samitit të Vilnius.

Lajm ne përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Putin pritet të vizitojë Kinën

1687808848_putin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Kinën, por datat do të përcaktohen më vonë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov , cituar nga Tass .

Ora 09:16
Lavrov: Lufta do të përfundojë nëse Perëndimi ndalon së kërkuari të na mposhtë

1687960963_lavrov.jpg

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë një interviste për gazetën indoneziane Kompas, të botuar me rastin e vizitës së tij në Xhakartë, deklaroi se lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm nëse Perëndimi do ndalojë së kërkuari mposhtjen tonë.

“Lufta në Ukrainë do të vazhdojë derisa Perëndimi të ndalojë planet e tij për të ruajtur dominimin dhe obsesionin e tij për të provokuar humbjen strategjike të Rusisë përmes Kievit”, tha Lavrov. 

Ai gjithashtu shtoi duke thënë se deri më tani akoma nuk ka parë asnjë shenjë ndryshimi të pozicionit të Perëndimit dhe se aletatët e SHBA-së po vazhdojnë furnizimin me armë në Ukrainë duke shtyrë Zelensky-n të vazhdojë luftën.

“Deri më tani, nuk ka pasur asnjë shenjë të ndryshimit të pozicionit të Perëndimit. Ne shohim se si Amerika dhe aleatët e saj vazhdojnë të nxitojnë për të furnizuar Ukrainën me armë dhe ta shtyjnë Volodymyr Zelensky-n të vazhdojë luftën”, tha Lavrov.

Ora 08:24
Kuleba: NATO nuk duhet të na mbajë në harresë

1689143360_kuleba.jpg

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një intervistë për Televizionin Bloomberg tha se NATO nuk duhet ta mbajë situatën dhe Ukrainën në harresë pë anëtarësimin e saj.

"NATO nuk duhet ta mbajë të gjithë situatën dhe Ukrainën në harresë kur bëhet fjalë për anëtarësimin", tha Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një intervistë për Televizionin Bloomberg.

Komenti i tij vjen pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në fund të ditës së parë të samitit të Vilniusit se NATO do t'i japë një ftesë Ukrainës për t'u bashkuar në NATO kur aleatët të bien dakord dhe "kushtet do të përmbushen" dhe zhgënjimin e Zelensky i cili tha:

“Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk përcaktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Duket se nuk ka gatishmëri as për të ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të aleancës”.

Kuleba theksoi gjithashtu se të gjitha kushtet ishin tashmë atje që Ukraina të merrte një ftesë zyrtare nga aleatët e NATO-s gjatë samitit të Vilnius.

Ora 08:21
Forcat ruse bombardojnë 22 herë rajonin Summy të Ukrainës

1689142991_bombe.jpg

Forcat ruse bombarduan 22 herë rajonin e Ukrainës, Sumy, ku u regjistruan edhe 225 shpërthime të tjera.

 Kjo u raportua nga administrata ushtarake rajonale Sumy në Facebook. 

Forcat ruse kanë bombarduar në veçanti, qytetet e Bilopillia, Esman, Khotin, Krasnopillia, Velyka Pisarivka, Hlukhiv, Druzhbiv dhe Shalyhyne. 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 12/07/2023 12:06

    Vazhdojne kto me spote publictare.. Sikur duan ti rrisin cmimin armeve berthamore..

    Përgjigju
  • Bubi kacurel: 12/07/2023 09:46

    Mos e kini frike se qeni qe ben ham ham ham nuk ju ha.

    Përgjigju
  • Trump: 12/07/2023 09:15

    Do kercase bomba atomike ne europe dhe sdo kete me terheqje. Amerika po ben loje te piste si gjithmone. Vetem Trump e shpeton vendin nga murtaja komuniste.

    Përgjigju
    • Biku: 13/07/2023 20:43

      Po gari po

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!