Medvedev pas bisedës Trump-Putin: Rusia dhe Amerika janë në dhomën e ngrënies, Kievi është pjata kryesore

Medvedev pas bisedës Trump-Putin: Rusia dhe Amerika janë në dhomën e ngrënies, Kievi është pjata kryesore

Dmitry Medvedev

Ish presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka komentuar bisedën telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin.

Medvedev, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i krahasoi bisedimet për Ukrainën me një menu darke, duke përshkruar BE, Francën, Britaninë dhe Ukrainën si ushqim në tryezë.

"Biseda telefonike mes presidentëve Putin dhe Trump konfirmoi idenë e njohur - ka vetëm Rusi dhe Amerikë në dhomën e ngrënies. Në menu: snacks - lakër Brukseli, peshk dhe patate të skuqura britanike dhe gjel parizian. Pjata kryesore - kotëletë në stilin e Kievit. Shijojeni vaktin tuaj!”, shkroi Medvedev.

Në një panel diskutimi gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih në vitin 2024, atëherë Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken u tha të pranishmëve: "Nëse nuk jeni në tryezë në sistemin ndërkombëtar, do të jeni në menu".

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump diskutuan të martën planet e armëpushimit për t'i dhënë fund krizës në Ukrainë gjatë një bisede telefonike, mes çështjeve të tjera, duke përfshirë marrëdhëniet dypalëshe dhe tema të ndryshme ndërkombëtare.

Putin ra dakord me propozimin e Trump që të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike për 30 ditë. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se të dy liderët ranë dakord gjithashtu për të nisur menjëherë negociatat teknike për kryerjen e një armëpushimi detar në Detin e Zi, si dhe për një armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme në Ukrainë.

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’