Medvedev: Pas fitores së republikanëve, Kongresi amerikan do i japë fund mbështetjes për Kievin

Medvedev: Pas fitores së republikanëve, Kongresi amerikan do i japë fund mbështetjes për Kievin

1668778423_Dmitry.PNG

SHBA ka një histori të braktisjes së miqve të saj dhe Ukraina do të pësojë të njëjtin fat, sipas ish-presidentit rus Dmitry Medvedev.

Pas zgjedhjeve afatmesme, republikanët do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke shënuar "fillimin e fundit" të mbështetjes së Amerikës për Ukrainën, shkroi Medvedev në një postim në Telegram të premten, raporton anews.com.

Ai tha se republikanët janë zotuar për "më shumë shqyrtim" të mbështetjes financiare të SHBA për Ukrainën.

"Tema e parave për Ukrainën po bëhet toksike në SHBA. Kongresmenët kërkojnë kontrolle totale se ku ka shkuar shuma masive e parave”, shkroi ai.

Ai gjithashtu ka shkruar se Pakënaqësia do të vazhdojë të rritet derisa Kongresi të ndalojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën, tha ai, duke theksuar se kjo është e pashmangshme sepse "Amerika i ka braktisur gjithmonë miqtë e saj".

 “Qëndrimi i qytetarëve amerikanë po shkon drejt realitetit dhe kjo do të vazhdojë të rritet derisa Kongresi të pezullojë mbështetjen e tij për Kievin,” tha ish presidenti rus.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Në mbrëmje rusët goditën Zaporizhzhian! Blinken: Rusia nuk mund të fitojë, të tërhiqet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja