/ATSH-AFP/ - Kryeministri rus, Dmitri Medvedev, deklaroi sot se Moska mbron interestat e saj kombëtare në Siri dhe se nuk i intereson nëse vendi vazhdon të drejtohet nga Bashar al Assad.
"Sigurisht që ne nuk luftojmë për ndonjë lider në veçanti, ne mbrojmë interesat tona kombëtare", deklaroi kryeministri rus në një intervistë për televizionin zyrtar.
"Dhe së dyti, ne kemi një kërkesë nga ana e autoriteteve legjitime siriane. Kjo është baza mbi të cilën në punojmë", shtoi ai.
Medvedev konfirmoi se Rusia mbrohet në siri kundër kërcënimit të ekstremizmit islamik.
"Sikruse u shpreh edhe vet presidenti, nëse nuk i shkatërrojmë këta terrorist këtu, ata do të vijnë në Rusi", vazhdoi Medvedev.
Ai theksoi gjithashtu se "vendi i tij nuk ka ndonjë interes në veçanti nëse në krye të Sirisë qëndron Assadi apo ndonjë lider tjetër, rëndësi ka që të mos jetë Shteti Islamik".