Mega operacioni në Sarandë, reagon politika

Mega operacioni në Sarandë, reagon politika

Pas mega operacionit në Sarandë ku u arrestuan 14 persona, ndërsa në 10 muaj numri ka shkuar në total në 61 ka reaguar edhe politika. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilëson operacionin si një goditje të madhe kundër krimit të organizuar.

61 shqiptarë dhe të huaj, mes tyre grekë edhe rusë, janë arrestuar nga policia shqiptare dhe ajo greke në një fazë hetimore prej 10 muajsh, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbët.

Dje janë lëshuar në Shqipëri 26 urdhër-arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar, 4 persona janë në burg, ndërsa 2 të tjerëve në masë "detyrim paraqitje" u është ndaluar dalja jashtë vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
14 të arrestuar në Sarandë, Lleshaj: Goditje e madhe për krimin e organizuar


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilëson operacionin si një goditje të madhe kundër krimit të organizuar. "Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë. Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende" shkruan Lleshaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund