Gjatë një interviste për MIAMI Magazine, bukuroshja Megan Fox ka pranuar se gjatë adoleshencës së saj ajo nuk ka qenë tërheqëse. Imazhi i linjës kozmetike të Giorgio Armanit është shprehur se ajo ka qenë acaruese dhe një nga ato persona me të cilët  nuk shoqëroheshin. Gjithashtu Fox ka shtuar se interesat e saj kanë qenë të ndryshme nga ato të bashkëmoshtarëve. Nuk kam qenë një adoleshente e lezetshme. Gjithashtu kam patur intresa të tjera ndryshe nga adoleshentët e tjerë si qytetërimet e vjetra dhe për mashtrimet e politikës”. -është shprehur aktorja.