Sipas mediave amerikane aktorja sensuale Megan Fox është në pritje të fëmijës së saj të parë. Revista Star ka bërë të ditur se Megan dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green ka qenë mjaft të ngazëllyer dhe për këtë arsye është mjaft e vështirë fshehja e këtij lajmi për shumë kohë. “Ata sapo e kanë kuptuar dhe janë jashtëzakonisht të ngazëllyer. Ende është herët, andaj ata u kanë treguar vetëm miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes”, është shprehur burimi. 25-vjeçarja Fox është bërë e njohur jo vetëm në fushën e aktrimit por edhe si imazh për kompani të ndryshme. (xh.k/shqiptarja.com)