Report Tv zbardh emrat e 30 të arrestuarve në Durrës, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”
Megaoperacioni u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023, duke çuar në pranga 233 persona si anëtarë të 23 grupeve kriminale që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi.
Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar
4.75 kg lëndë narkotike canabis sativa.
240 doza lëndë narkotike krak (kokainë që merret në formë djegieje me bidon ose me llullë) gjithsej 72 gram.
360 doza heroinë gjithsej 180 gram.
340 doza kokainë gjithsej 170 gr.
33 gram lëndë narkotike në formë çokollate
Një armë Berreta 9 mm me 5 fishekë.
Një armë zjarri shotgun me 12 fishekë.
7.2 milionë lekë të vjetra • 2880 euro. • 100 paund
10 automjete.
65 telefona celularë.
2 shkop metalikë.
1 elektrik dore elektroshok.
2 përforcues grushti.
15 peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor:
Megaoperacioni 'Tempulli'/ EMRAT e të arrestuarve në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës e Vlorë! Një 71 vjeçar shiste heroinë në emër të djalit

Tetë persona ranë në pranga mes tyre dhe një polic si dhe u shpall në kërkim një tjetër person në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. Kanë qenë përgjimet që fundosën shpërndarësit e drogës në qytetin e Elbasanit.
Ka qenë agjenti i infiltruar që ka futur në kurth shpërndarësit e drogës
Komente










