VLORË- Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në vijim të megaoperacionit “Tempulli”. Në pranga ka rënë Lejnez Lula, i cili shpërndante doza kanabisi në afërsi të shkollave të qytetit.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 500 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Sipas verifikimeve të policisë, 44 vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.