Meghan Markle flet për mendimet e saj për vetvrasje: Ishte e tmerrshme, dua që njerëzit e tjerë mos ndihen të vetmuar

Meghan Markle flet për mendimet e saj për vetvrasje: Ishte e tmerrshme, dua që njerëzit e tjerë mos ndihen të vetmuar

Meghan Markle

Meghan Markle pranoi çmimin Ripple of Hope në Nju Jork të martën në mbrëmje, ku foli për vendimin e saj për të zbuluar se po luftonte me mendime për vetvrasje gjatë kohës së saj si një anëtare e vjetër e familjes mbretërore.

Ajo e konsideron një periudhë të errët të jetës së saj dhe thotë se shumë njerëzve “i vjen turp” për këtë gjë, në vend që të ndihen krenar që ia kanë dalë. Prandaj, ajo e ka shprehur publikisht mendimin e vetvrasjes për të sensibilizuar opinion publik që depresioni nuk është turp, por duhet të kurohet dhe secili ka në duhet të ndihmojë dikë që ndjen shqetësime dhe ka mendime ekstreme. Ajo thekson se e bëri këtë deklaratë për t’i kujtuar njerëzve që mos ndihen të vetmuar, pasi edhe ajo ka ndjerë emocione të tilla nga problemi i saj mendor në një periudhë të caktuar.

 “Unë dua që asnjë mos të ndihet vetëm. Edhe unë më parë kam ndjerë të njëjtën gjë, tha Markle.

Ajo tha se jeta është sfiduese dhe ne jemi në këtë botë për ta sfiduar, shijuar dhe për tu ndjerë çdo ditë më mirë, pa menduar për gjykimet e të tjerëve.

“Çdo gjë është sfiduese, dhe të gjithë, veçanërisht në vitet e fundit, kalojnë përvoja të tilla me veten.” Ne të gjithë duhet të jemi të guximshëm për të folur hapur për ato që ndjejmë.

Sipas Markle, guximi është elementi që na duhet për të qene më të qetë me jetën dhe vendimet tona.

“Kjo u jep njerëzve të tjerë hapësirë dhe kurajo për të bërë të njëjtën gjë. Të ndihesh sikur je vetëm, është shpesh ajo që mund të jetë pengesa më e madhe për një rrugëdalje. Me më vinte turp që duhet t’ia pranoja Harry-t, sepse e di sa shumë humbje ka pësuar, por e dija që nëse nuk e thosha, atëherë do ta bëja…”, ka pranuar Meghan.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar