Një rekord i veçantë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Pogradecit në futbollin e femrave. Me siguri një shifër e denjë për “Guinness”. Ekipi i Vllaznisë ka fituar me rezultatin 9-0, por nuk qëndron këtu e veçanta.

Në të gjitha golat kishte vetëm një autore, Megi Doçi. Sulmuesja kuqeblu ka vendosur një rekord historik, duke thyer çdo parashikim. Nuk përfundon këtu, futbollistja e Vllaznisë është edhe golashënuesja më e mirë në kampionatin shqiptar, pasi ka shënuar 200 gola në të gjitha kompeticionet.

d.b/shqiptarja.com