Megi u vra në krah të fejuarit
Familjarët: Gjeni autorët

Megi u vra në krah të fejuarit<br />Familjarët: Gjeni autorët
TIRANE- Megi Jakiçi sapo përfundoi kafen me të fejuarin e vet Granitin dhe kishte hipur në timonin e makinës benz që do ta drejtonte vetë, kur një plumb kallashnikovi i ka përshkruar nofullën tej e tej, duke lënë tërësisht pa fjalë dhe nën ulërima të fejuarin e saj, Granitin. Të dy dentistë, Megi dhe Graniti kishin të paktën dy vjet që ishin të fejuar. Vajza në 11 maj të këtij viti, do të mbushte 26 vjeç dhe pas kësaj, ndoshta do të mund të kurorëzonin bashkë edhe fejesën. Graniti është i hutuar. Edhe dje gjatë varrimit po ashtu. Tërësisht në gjendje të shokuar, nuk mund ta besojë atë që i ka ndodhur. U gjend me të fejuarën e vet, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Dy ditë më parë, në Spitalin Ushtarak, ndërsa Megi kishte hyrë në operacionin prej ku nuk do të mund të dilte dot e gjallë, oficerët e policisë gjyqësore e kanë pyetur djaloshin, tërësisht i tronditur. Pak gjëra ka thënë për rrethanat sesi u gjend te "Komuna e Parisit", dhe si po orientonte Megin, që gjendej në timon, për të nxjerrë makinën nga parkimi në rrugë dhe për të vazhduar mbrëmjen e tyre të qetë. Por fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi. Një person i paidentifikuar ende nga policia, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi (gati 12 plumba), në drejtim të Armand Gocaj. Targeti i personit, ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili është plagosur vetëm në dorë. Gocaj, ishte duke dalë nga kazinoja, e cila, për fatin e policisë, ka arritur që me anë të kamerave të sigurisë, të filmojë edhe skenën e ngjarjes. Për policinë, kamerat e kazinosë, janë një ndër provat më të fuqishme, dhe po ashtu, edhe gëzhojat e plumbave të kallashnikovit që janë lënë në vendngjarje.
HISTORIA E MEGIT
Megi është vajza e madhe e një familjeje që kishte ardhur nga Fieri dhe jetonte në rrugën "Don Bosko" në Tiranë. Megi kishte dhe një motër tjetër, e cila po ashtu, ishte totalisht pa fjalë ditën e djeshme, kur vajzën po e përcillnin për në banesën e fundit. Familja e tyre kishte kohë që ishte shpërngulur nga Fieri në Tiranë. Dhe ishin në gjendje të mirë ekonomike. Dentistja 25-vjeçare, punonte në një klinikë private te Medreseja. Atë ditë, siç rrëfen një prej miqve të saj, ka pasur një sebep, i ka marrë kolegët e punës për një kafe paradite në punë. Më pas është larguar. Në mbrëmje, diçka kishte planifikuar me të fejuarin e vet, për të ngrënë një darkë, dhe pasi kanë pirë kafen kanë dashur të vazhdojnë programin e tyre. Por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, duke e mbyllur ditën në mënyrën më fatkeqe në botë.

PERPLASJE E BANDAVE
Nga konfliktet mes grupeve kriminale në Tiranë, e ka pësuar 25-vjeçarja Megi Jakiçi, që dha shpirt në duart e mjekëve të Spitalit Ushtarak. Gjithçka ndodhi kur e reja, ishte në shoqërinë e të fejuarit të saj, ku teksa po hipte në makinë është rrëzuar menjëherë në tokë e mbytur në gjak. Policia e Tiranës, për shkak edhe të një seri ngjarjes kriminale të ndodhura mbrëmjen e Enjte,(katër ngjarje) ka zhvilluar urgjentisht një mbledhje me krerët e hetimit të Krimeve të Rënda, ku mernin pjesë zv/drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj dhe Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda Tonin Vocaj. Gjatë diskutimit mësohet se u analizuan të gjitha provat për tre ngjarjet e rëndë të rregjistruara në Tiranë, duke u lënë më pas dhe detyra të caktuara me qëllim identifikimin e autorëve. Nga verifikimet e para në teren, policia thotë se ngjarja tek "Komuna e Parisit" ku humbi jetën 25-vjeçarja Megi Jakiçi ka si motiv hakmarrjen dhe larjen e hesapeve mes bandave kriminale. Burime jo zyrtare pranë grupit të hetimit tregojnë se Aleksandër Gocaj njihet në dosjet e policisë si vrasës me pagesë, por që realisht deri më sot asnjë provë nuk është gjendur rreth këtyre dyshimeve. Me të mbrëmjen e enjte ka qenë dhe i fejuari i këngëtares Idrid Gjoni, Genti Mara, i cili edhe pse është pyetur për orë të tëra në polici s'ka dhënë asnjë të dhënë që mund të ndihmonte policinë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që në vendin e krimit është sekuestruar dhe një automjet i përplasur që nga verifikimet e kryera të policisë, ka rezultuar se i përket shtetasit të plagosur Aleksandër Gocaj. Ky i fundit njihet në botën e krimit, se ka lidhje të forta me grupin e burrelsit Halit Dedja, i ekzekutuar vitin e kaluar në një atentat mafioz.

PYETJA E MARES E GOCAJT

Policia e Tiranës, ka mobilizuar thuajse të gjithë oficerët e saj për të mbledhur informacione operative, me qëllim identifikimin e autorit të krimit. Nën drejtimin e prokurorit Etien Kapo, grupi i hetimit ka sekuestruar një sërë provash por njëkohëshit ka administruar në dosje dhjetëra dëshmi. Mes të pyeturve rreth kësaj çështje është dhe shtetasi Genti Mara, që njihet për publikun si i fejuari i këngëtares Ingrid Gjoni. Në dosjet e policisë, Mara është etiketuar dhe si shoku i ngushtë i shtetasit Arjan Selimi, ky i fundit i ekzekutuar në muajin shtator 2011. Në dëshminë e tij, që thuajse ka zgjatur përgjatë gjithë mesnatës së të premtës, Mara u ka treguar hetuesve se nuk kishte arritur të shikonte personin që qëlloi. Siç mësohet nga policia, Mara ka qënë në shoqërinë e shtetasit Aleksandër Gocaj, dhe sapo kanë dalë nga kazinoja dhe i janë drejtuar automjetit, kanë rënë në breshërinë e automatikut. I pyetur nga grupi i hetimit, Aleksandër Gocej allias Armand Gocaj, ka mbajtur të njëjtën linjë me shokun e tij, duke u shprehur se s'kishte pasur mundësi të shihte autorin dhe se ka mohuar të ketë qënë ai në qëndër të shënjestrës
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin