Mehdi Bushati promovon
librin “Një jetë me sportin”

Mehdi Bushati promovon<br />librin “Një jetë me sportin”
Në ambientet e Akademisë së Shkencave është promovuar libri “Një jetë me sportin” i ish- futbollistit dhe ish-drejtuesit të lartë të sportit Mehdi Bushati.

Është një libër historik- biografik që përmban rrëfime të patreguara më parë nga ish-futbollisti Bushati.

Libri ndahet në tre pjesë ku pjesa e parë flet për hapat e parë të Bushatit në sport, rrëfen karrierën me Dinamon dhe Kombëtaren.

Në pjesën e dytë flitet për vitet 80-90 kur Mehdi Bushati ishte drejtues dhe sportist shqiptar arriti rezultate të shkëlqyera. Mosha e tretë përsëri me sportin dhe afër tij trajtohet në pjesën e tretë të librit.

Të pranishëm në inaugurim ishin sportistë të mëdhenj që nga Agim Fagu, Iljaz Çeço, Ela Tase, Sulejman Demollari dhe shumë personalitete të tjerë.Në libër gjenden fakte mjaft interesante që kanë bërë historinë e sportit shqiptar.

[gallery]21639[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve