TIRANE - Zëdhënësja e kryeministrit Berisha postoi sot në mëngjes një status në facebook ku shkruan se një makinë kishte tentuar të nxirrte nga rruga makinën ku udhëtonte ajo dhe përfaqësues të zyrës së shtypit të kryeministrisë. Mëhilli tregon se pasi policia kishte ndaluar personin, kishte mësuar se ai ishte Arben Isaraj, deputeti i PS-së.
Sipas zëdhënëses së kryeministrit Berisha incidenti ndodhi në autostradë, rrugës për në Fier, ku kryeministri do të zhvillonte takimet elektorale në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit.
Në postimin e statusit rreth orës 09:00 të mëngjesit përveç denoncimit Mëhilli shkruante se "as që donte t'ia dinte për vëllanë e tij që e ka kriminel dhe burgaxhi dhe as për atë vetë që është deputet" dhe e mbyllte me shprehjen kërcënuese "Ketu do lahen te gjitha”.
Mirëpo pas një farë kohe Mëhilli ka fshirë postimin dhe ka bërë një tjetër postim ku tashmë nuk janë ofendimet "burgaxhi" drejtuar vëllait të Isarajt dhe shprehja kërcënuese "Ketu do lahen te gjitha”. Mesa duket zëdhënësja e kryeminsitrit është penduar për fjalët.
POSTIMI I PARE
“Rruges per ne Fier, ne autostrade, nje makine, me vetedije te plote, pasi na u afrua dhe pa kush ishte ne makine tone, tentoi te na nxirrte nga rruga makinen ku udhetoj une dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon ne dalje te Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partise Socialiste Arben Isarai. As qe dua ta di as per te vellain qe e ka kriminel dhe burgaxhi, as per ate vete ate qe eshte deputet. Ketu do lahen te gjitha” - shkruan Mëhilli në facebook.

Foto:Statusi i Mëhillit në facebook, postimi i parë)
POSTIMI I DYTE
" Rruges per ne Fier, ne autostrade, nje makine, me vetedije te plote, pasi na u afrua dhe pa kush ishte ne makine tone, tentoi te nxirrte nga rruga makinen ku udhetoj une dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon ne dalje te Fierit dhe kush ishte? Deputeti I Partise Socialiste Arben Isarai. Me siguri nuk kontrollon dot inatin qe se ka vene Rama deputet. Ne fakt keto gjera I presim nga vellai I tij jo nga ai qe eshte deputet dhe ka qene minister I brendshem."

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com