Mehmedi nuk ndihet inferior ndaj Shevchenkos

Mehmedi nuk ndihet inferior ndaj Shevchenkos
Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, nuk kishte besuar se një ditë do të ishte partner në sulm me idhullin e tij, yllin ukrainas, Andriy Shevchenko. Por, ëndrra e reprezentuesit të Zvicrës u realizua më 13 janar, kur ai kompletoi transferimin nga Zuerichu te skuadra ukrainase, Dynamo Kiev. Në skuadrën ku nisi karrierën, Dynamo, Shevchenko 35-vjeçar u kthye në gusht të vitit 2009, pas sukseseve të mëdha të arritura me Milanin e Chelsean. Mehmedi 20-vjeçar pret që të mësojë shumë nga Shevchenko, ndonëse thotë se nuk do të ndihet inferior ndaj tij.

"Unë që nga fëmijëria jam tifoz i Milanit dhe Shevchenko ka luajtur te kjo skuadër e madhe. Shevchenko ka qenë dhe është idhulli im. Nuk kam besuar se një ditë do të luaja së bashku me të në sulm, por kjo ndodhi dhe jam shumë i lumtur", ka thënë Mehmedi.

Admir Mehmedi ka lindur në Gostivar të Maqedonisë, ndërsa është rritur në Zvicër. Ka luajtur nga vitit 2008 për ekipin senior të Zuerichut në Superligën e Zvicrës. Ai me skuadrën më të suksesshme ukrainase, Dynamo, ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2016.

Në kohën kur luante te Milani, Shevchenko vlerësohej si një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë. Ai ka fituar shumë trofe në Ukrainë, Itali e Angli. Në vitin 2003 fitoi Ligën e Kampionëve me Milanin (KOHAnet)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë