Admir Mehmedi shqiptari nga Gostivari i Maqedonisë, i cili luan për Kombëtaren zvicerane, thotë se nuk do të luaj për Shqipërinë. Në një intervistë pas Botërorit, i pyetur për angazhimin e tij në Kombëtaren e Shqipërisë ai theksoi se “Shqipëria i do lojtarët e gatshëm të cilët përgatiten në Cyrih, Bazel e etj, e pastaj i thërrasin në kombëtare.
Ata nuk punojnë për lojtarët dhe talentet e rinj shqiptarë. Zvicra mi ka dhënë të gjitha rastet mundshme të jetës”.
Duke folur për përshtypjet e Botërorit ai ka theksuar se “Kombëtarja Zvicrës zhvilloi ndeshje të mira. Nuk u turpëruam, por përkundrazi është shtuar respekti ndaj kësaj kombëtareje dhe pas ndeshjes me Argjentinën, mbi dy mijë adhurues na pritën në aeroportin e Cyrihut”.
Ndërkaq duke luajtur përballë lojtarëve të dalluar botërorë e aq më shuam kundër Messit, ai thotë se “Të luash kundër Messit apo Argjentinës nuk është diçka speciale, apo kundër Hondurasit, sepse në fund të fundit të gjithë janë lojtarë njësoj”.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com