Mehmet Greca dhe fituesi i primareve të ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Kamzës në listën e dëshmitarëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Mehmet Greca dhe fituesi i primareve të ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Kamzës në listën e dëshmitarëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Arjan Hoxha, Mehmet Greca

Arjan Hoxha është një prej dëshmitarëve që është thirrur për të dëshmuar në seancën e 9 janarit ndaj Arbër Paplekajt. Hoxha nuk është një emër i panjohur pasi së fundmi ka fituar zgjedhjet në primaret e Rithemelimit për kandidatin që do garojë për bashkinë e Kamzës ku edhe u shpall fitues.

Ai ka qenë i pranishëm në krimin e rëndë të ndodhur në 21 Prill të vitit 2021 ku Arbër Paplekaj vrau Pjerin Xhuvanin.

Mehmet Greca është gjithashtu në listën e dëshmitarëve. Kujtojmë se Greca u akuzua se po blinte vota për PS-në, gjë që më pas shkaktoi edhe përplasjen me armë që solli vdekjen e mjekut Xhuvani. Greca nga ana tjetër i ka mohuar akuzat që janë bërë ndaj tij duke deklaruar se ishin të pavërteta dhe duke shtuar se ishte marrë peng nga mbështetës të Partisë Demokratike.

Janë thirrur për të dëshmuar të gjithë policët që ishin të pranishëm në vendngjarje. Po ashtu lista përfshin edhe banorë të zonës të cilët me dëshmitë e tyre mund të zbardhin detaje të rëndësishme për prokurorët.

LISTA E DËSHMITARËVE

Arjan Xhavit Hoxha; Erjon Ramadan Demushi; Nuredin Jakup Kasma; Roland hajdar Xhepa;  Julian Njazi Mata; Taulant Tonin Ymeri; Erald Naim Guga; Pavlo Fran Vuksani; Emiljan Ernest Prenga; Mehmet Eduart Greca;  Paolo Zamir Tupi; Ergys Hilmi Muzhaqi; Renaldo Atlet Bodeci; Erion Luftier Ismaili; Dashamir Agim Llamaj; Kreshnik Thimi Gjecka; Mentor Limon Sopjani; Ymer Halit Xhaferri;  Ilir Thanas Beko; Erlin Petraq Roci; Indrit Asqeri Kalemaj; Kristian Faik Kotorri; Ledio Maqo Pine;  Bajram Ibrahim Duja; Bashkim Xhemal Shata; Nazmi Sulejman Tanushi; Gentjan Muhamet Nuredini;  Fatmir Safet Murati; Denis Lirim Berisha; Nentore Zenel Xhika; Aleksandër Kujtim Bragjeci; Rrapush Kamer Skilja; Krenar Zenel Guce; Aldion Agim Panxhi; Suela Apostol Vishocica; Marsel Agron Rroka; Mario Petrit Cela; Fatmir Lutfi Doci; Jurgen Xhavit Likrama; Ervis Agim Likrama; Erist Mustafa Selami;  Olsian Hajdar Pusha; Nikoleta Llazar Kallajxhiu; Klajdi Ylli Beqiri; Anxhi Bashkim Muca; Ruzhdi Haxhi Balla; Santiliano Kujtim Xhika; Roland Sotir Mile; Ferdinant Selim Sharra; Arben Fatmir Drazeza; Klodian Enver Cuku; Orges Kadri Sinani; Alketa Xhelal Ndreu; Fatjon Refik Kuka; Xhelal Voci; Petrit Njazi Kallo; Mentor Refik Peqini; Luan Muharrem Tabaku; Riza Zenel Mujaj; Miles Selim Kurti; Xhensila Arjan Sota; Donald Zane Zane; Eltjon Fatos Bodinaku; Fatmir Safet Murati; Gentian Sharra Klement Xhaferir’; Marsel Xhevat Musaj;  Klevis Pirro Jani; Klajdi Ylli Beqiri. 


Lajmi kryesor:

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, kalon për gjykim çështja ndaj Arbër Paplekajt dhe të akuzuarve të tjerë! Report Tv zbardh listën e 68 dëshmitarëve, mungon Gazment Bardhi


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42