Mehmetaj: E zhgënjyer nga politika
S'është ashtu siç shfaqet në media

Mehmetaj: E zhgënjyer nga politika<br />S'është ashtu siç shfaqet në media
Ndonëse prej dy vitesh ka marrë mandatin si deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejti Mehmetaj është e zhgënjyer nga politika shqiptare. Deputetja 22-vjeçare, më e reja ndër ligjvënësit shqiptarë, thotë në një intervistë për Report Tv se edhe pse e njeh politikën shqiptare prej 8 vitesh si aktiviste e LSI-së, ajo nuk është aq e pastër saç predikohet në media.

"Në janar unë bëj 8 vite si aktiviste e politikës dhe duke u rritur pjek mendimet e tua. Nuk ka qenë në ëndrrat e mia që të bëhesha deputete  në një moshë kaq të re. Ka pas raste që jam zhgënjyer qoftë me politikën aktive, mënyrën si diskutohet në parlament, por këtë e prisja se e dija që nuk është kaq e thjeshtë. Unë jam zhgënjyer për burokracitë që duhet të kalosh nëpër dyert e insitucioneve. Predikohet ajo që është e pastër dhe e drejtë në media dhe kur bën punën konkrete aty kupton që luhen gjëra që nuk janë në interes të qytetarëve. Është për të ardhur keq që në parlament dëgjojmë vetëm akuza, " thotë ajo.

keidi

Si një studente e Inxhinierë së Ndërtimit në Universitetin e Politeknikut në Tiranë, Mehmetaj nuk kishte si të mos ndalej tek Reforma e Arsimit, dhe në veçanti tek Ligji për Arsimin e Lartë.

Deputetja e mbështet reformën në arsim, por thotë se nuk duhet të ngatërrohet me reformën ekonomike duke rënduar xhepat e studentëve, ndërsa sjell në vëmendje nevojën e ndërhyrjes në infrastrukturën e institucioneve arsimore, duke u ndalur tek rasti i konvikteve në Universitetin Bujqësor në Kamëz, ku siç e cilëson ajo "studentët jetojnë aty në kushte jonjerëzore.

"Konviktet në universitetin Bujqësor në Kamëz, janë për të vënë duart në kokë. 12 mijë studentë jetojnë në kushte jo njerëzore. minimumi që duhet të bëjmë ëhstë t'u sigurojmë kushtet për të jetuar denjësisht", shprehet Mehmetaj.

keidi

Po ashtu nevojë për ndërhyrje emergjente sipas saj ka edhe në Universitetin e Mjekësisë, ku studentët vuajnë çdo ditë mungesën e klasave dhe madje edhe të bankave. "Mjekët e ardhshëm shqiptarë shkruajë në këmbë, nuk kanë ku të ulen" tregon ajo.

Sa i përket Ligjit të Arsimit të Lartë, Mehmetaj e cilësoi si shumë të vonuar pasi në një kohë kur ligji pritet të implementohet në vitin 2016, ende nuk janë miratuar aktet nënligjore.

Protestat e studentëve mbi ligjin në fjalë, deputetja 22-vjeçare, i cilësoi të drejta, duke shtuar se "ato protesta duhet të na kthejnë vëmendjen ndaj arsimit". Mehmetaj komentoi po ashtu edhe miratimin e buxhetit për vitin 2016 në arsim prej 3.39%, duke e quajtur të pamjaftueshëm në krahasim me nevojat e arsimit në  vend.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas