Mehmetaj:Rama,turpi i Shqipërisë!
Deputeti i PD: Duhet të largohet

Mehmetaj:Rama,turpi i Shqipërisë!<br />Deputeti i PD: Duhet të largohet<br>
Shkarkimet në radhët e policisë janë parë negativisht nga deputetët e PD dhe LSI. Reagime të shumta kanë ardhur nga të dyja kahet politike pas shkrirjes së Policisë së Elbasanit nga kryepolici Haki Çako. Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, shkruan në ‘Facebook” se Rama nuk është kryeministër, por trupi i Shqipërisë.

“Ky nuk është Kryeministër, është turpi i Shqipërisë! Pasi gëlltiti çorbën e prishur të krimit, tani vjell mbi policinë e shtetit. A nuk ishte kjo "Policia që duam"? A nuk ishte Tahiri ministri më i suksesshëm i Ramës? Edi Rama është "Kumbari" i narkotrafikut në Shqipëri dhe nuk ka më asgjë që mund ta shpëtojë nga gjykimi popullor, as largimi nga detyra i shefave të policisë. Qytetarë, të rinj e të reja, burra e gra ky është momenti për të reaguar dhe shkulur me rrenjë krimin nga politika!”, shkruan Mehmetaj.

Po aq i ashpër në reagimin e tij ka qenë dhe deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili shkruan në ‘Facebook’ se shkarkojnë ushtarët dhe mbajnë kumbarët. Sipas tij, shkarkimet e policëve janë pjesë e një fushate fasadë të sapo nisur nga Edi Rama për të mbuluar aksionin e vërtetë që po ndodh.

“Shkarkojne ushtaret dhe mbajne kumbaret. Te nderuar Shqiptare, Sot po degjoni shkarkime masive ne rradhet e policise si pasoje e pergjimeve nga dosja Habilaj per ushtarin e Edvin Rames, Sajmir Tahirin.

Keto shkarkime jane pjese e nje fushate fasade te sapo nisur nga IL CAPO DEI CAPI ( Edvin Kristaq Rama ) Per te mbuluar aksionin e vertete qe po ndodh. Kumbaret e trafikut te droges po arratisen, me ndihmen e ushtarve te korruptuar dhe besnik qe ndodhen brenda polise se shtetit.

Te nderuar bashkatdhetar, arsyeja e varferise se vendit tone, eshte pikerisht droga dhe krimi organizuar. Pasi me krim nuk pasurohet vendi por krimineli, me krim nuk mbushen xhepat e Shqipetarve por mbushen xhepat e kumbarve, krimi nuk ben shkolla por ben vrasje, krimi nuk sjell investime por vjedhje sistematike te buxhetit te shtetit qe sjane asgje tjeter pervecse taksat tuaja,parate tuaja.

Edvin Kristaq Rama orkestruesi, pergjegjesi i industrise me te madhe te krimit ne rajon dhe ne Evrope, duhet te largohet.Ne nje menyre apo tjetren,me te gjithe forcat demokratike ne dispozicion te popullit dhe opozites. Ne emer te stabilitetit politik dhe ekonomik te vendit tone.

Sot si asnjehere tjeter intresat ekonomike Shqiptare po cenohen, siguria jone kombetare eshte nen nje sulm frontal. Eshte e kote, te degjojme zera te korruptuar dhe te pasuruar nga droga, te bejne analiza, ne tentativen e deshtuar per te zhvendosur vemendjen nga kriminalizimi i shtetit Shqiptare.

Me te drejt besimi juaj tashme ka humbur ne politiken Shqiptare por ktu nuk behet fjale me per ideologji politike, per parti politike.Eshte interesi kombetar ai qe po cenohet.Eshte jeta e cdo familjeje Shqiptare te majte apo te djathte.U bej thirrje ne emer te femijve tuaj ne emer te atdheut tone ne emer te nje shprese sado te vogel per nje Shqiperi Evropiane te bashkoheni me frontin opozitar. Zoti e bekofte Shqiperine dhe te gjithe Shqipetaret kudo qe jane”, shkruan Balliu.

d.c./shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici