Mehmetaj-Tahirit: Nga ty presim
ndjesë për kanabisin dhe Rroshin

Mehmetaj-Tahirit: Nga ty presim<br />ndjesë për kanabisin dhe Rroshin
Vec Luan Ramës dhe Monika Kryemadhit, edhe nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka thumbuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për mospjesëmarrjen e LSI-së në zgjedhjet në Kavajë.

Duke iu referuar takimeve të tij në Paskuqan dhe Tiranë, Mehmetaj thotë se pritej pendesë që qytetarët do të duhet të votojnë sërisht pasi alternativa e parë ishte kriminale.

“Po dëgjoja sot njerëz që sajojnë foltore rrugëve të Tiranës e Paskuqanit, se e vuajnë shumë mungesën e foltores në parlament, të thoshin se do të respektonin të drejtën sovrane të popullit për të zgjedhur, habitem si nuk ndjejnë ndopak pendesë që sovrani po bën zgjedhje të parakohshme pikërisht se oferta e mëparshme kishte qenë krimi dhe dhuna.

Sot pra të mos bëhemi arrogantë, e as hipokritë, të ulemi me këmbë në tokë e të mendojmë ç’po bëjmë e ç’do bëjmë për shqiptarët e mbi të gjitha për fëmijët tanë”,-tha Mehmetaj. Lidhur me kanabisin, Mehmetaj përgëzoi qeverinë për projektin më të fundit për ta luftuar, duke përfshirë edhe ushtrinë, një propozim ky i ardhur nga LSI-ja.

“Ndërkohë që sipas të gjitha të dhënave zyrtare dhe jo zyrtare, mbjellja e kanabisit në Shqipëri është rritur në mënyrë eksponenciale, qeveria më në fund reflektoi dhe e përgëzoj për marrjen e masave kundër mbjelljes së kanabisit në vend.

Më vjen mirë që iu larguam justifikimit se shqetësimet e ngritura janë për arsye elektorale, sepse si rrjedhojë e mungesës së luftës kundër kanabisit sot fëmijët e të rinjtë shqiptarë janë drejtpërsëdrejti të ekspozuar ndaj konsumit të hashashit dhe kultivimit të tij”, deklaroi Mehmetaj. Dje nga Paskuqani, Tahiri sulmoi ashpër LSI-në duke thënë se për ca vota më shumë dalin në lajme dhe shajnë.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja