Mehmeti: ​Paketat turistike zbulojnë
vlerat e Shqipërisë dhe të Kosovës

Mehmeti: ​Paketat turistike zbulojnë<br />vlerat e Shqipërisë dhe të Kosovës
Turizmi shqiptar vitet e fundit ka pasur ulje-ngritje. Shqipërinë në vitin 2012 e kanë vizituar 4.7 milionë turistë, ndërsa, në vitin 2013 ky numër ra për shkak edhe të zgjedhjeve të Qershorit të kaluar, të cilat krijuan një lloj pasigurie në vend duke ndikuar në uljen e numrit të turistëve. Por edhe infrastruktura e pakompletuar mirë është një tjetër pengesë për zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri. Megjithatë, presidenti i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA) Enver Mehmeti në një intervistë për KosovaPress thotë se tendenca për të ardhmen është pozitive dhe rëndësi ka që janë evidentuar problemet

Ai shton se gati 50 % e plazheve shqiptare janë pothuajse të papërdorura dhe ky potencial e bën Shqipërinë një nga destinacionet e së ardhmes.

Mehmeti: 50 % e plazheve shqiptare nuk janë përdorur
"Kryesorja është që janë evidentuar saktë problemet e viteve, ka një tendencë pozitive për mbarëvajtjen në perspektivë, jo imediat për strukturat e plazheve. Plazhet e Shqipërisë janë resurse të përdorura 50 % sipas një tranzicioni të kaluar, ka një kaotikë por ka dhe vlera brenda, dhe ka një pjesë të papërdorur fare që është pothuajse i gjithë jugu i Shqipërisë dhe bashkësia e këtyre vlerave e bën plazhin e Shqipërisë, një nga destinacionet e të ardhmes. Qëllimi është të ridimensionojmë plazhet aktuale. Turistët nuk vijnë sot për nesër, ne duhet ti trajtojmë mirë kur vijnë dhe ky është marketingu më i mirë që do i shërbejë industrisë së turizmit," tha për Kosovapress Enver Mehmeti president i ATA (Shoqata Shqiptare e Turizmit).

Më tej, Mehmeti flet edhe për rëndësinë dhe peshën që ka turizmi etnik në Shqipëri, sidomos pushuesit nga Kosova, por gjithashtu vitet e fundit është vërejtur një rritje edhe e numrit të turistëve nga Sllovenia, Serbia e deri nga Suedia.

Mehmeti: Turizmi etnik është një vlerë e shtuar për turizmin shqiptar
"Shqipëria ka hyrë në një hartë dimensionale, tani nuk flitet më për turizëm të përqëndruar, turizmi i Kosovës, turizmi etnik është një vlerë e shtuar për turizmin shqiptar. Unë mendoj që ata vet ndër vite janë rritur me bregdetin tonë dhe kanë kërkesa specifike, dhe tani edhe industria vet po e kupton akoma më mirë këtë, kështu që kjo do të rrit cilësinë e shërbimeve ndaj këtyre pushuesve, dhe numri i tyre duhet të vihet në konsideratë. Janë tregjet e rajonit të afërt duke filluar ngas Serbia, Maqedonia, Sllov enia që po e shohin me shumë interes, po ashtu janë edhe tregjet e Europës Veriore dhe Qendrore duke filluar nga Suedia e largët, Gjermania, domethënë ka një fluks dimensional të ri të turistëve," tha Mehmeti.

Nga ana tjetër, krijimi i paketave të përbashkëta turistike me Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit do t’i jepte një dimension tjetër turizmit shqiptar duke zbuluar dhe promovuar vlerat reale të tij.

Mehmeti: Paketat e përbashkëta turistike promovojnë gjithë rajonin
"Tregu i Kosovës është tregu që konsumon më shumë para në Shqipëri. Ne duhet të jemi shumë në respekt të kësaj të ardhure nga Kosova, duhet të japim një shërbim kundrejt vlerës që ata paguajnë, dhe të bëhemi interesant për ata që Kosova të mbetet si një treg i brendshëm, sikurse ka filluar rishikimi. Mendoj që Ministria e Turizmit iu ka bashkangjitur një realiteti kërkese, dhe shumë mirë në promovimin që bën në këto pak eta të përbashkëta turistike, ka krijuar mundësinë të njoh të gjithë aktorët, ku dhe ne jemi pjesë shumë aktive dhe kërkojmë që ky realitet i tregjeve të zbulojë vlerat e të dy shteteve pasi rritet më shumë potenciali i shitjes i rajonit e jo më tepër i kombit tonë," tha më tej Mehmeti.

Këtë fundjavë në Tiranë u zhvillua konferenca e 6-të vjetore e turizmit, ku u prezantuan sfidat dhe perspektiva e të ardhmes së turizmit shqiptar./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë