MEI do të kontrollojë cilësinë e
naftës tek tregtarët me pakicë
Qeveria ka përgatitur disa ndryshime në ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, me qëllim mbrojten e konsumatorëve fundorë. Nisma për ndryshimin e ligjit ka mbërritur në Kuvend dhe do të nisë shqyrtimin në komisionet parlamentare.
Qeveria ka përgatitur disa ndryshime në ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, me qëllim mbrojten e konsumatorëve fundorë. Nisma për ndryshimin e ligjit ka mbërritur në Kuvend dhe do të nisë shqyrtimin në komisionet parlamentare.
P/ligji ka te beje me inspektimin e cilësisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, që ofrohen nga tregtarët me pakicë dhe njësitë e lëndëve djegëse, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve fundorë.
Ky projektligj synon garantimin e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve fundorë, nëpërmjet strukturës së posaçme që do të krijohet pranë ministrisë përgjegjësë për ekonominë dhe do të ketë kompetenca vetëm përsa i përket shërbimeve që u ofrohen konsumatorëve.
Është parashikuar që bashkërendimi i veprimtarisë, ndërmjet inspektoratit shtetëror përgjegjës dhe strukturës së mbikëqyrjes së tregut, të rregullohet me një udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për hidrokarburet dhe ministrit përgjegjës për tregtinë, duke marrë në konsideratë se ligji përcakton marrëdhënie të tilla ndërmjet pjesëmarrësve të tregut, të cilët nuk mund të ndahen nga njëri – tjetri.
Në këtë kuptim, me qëllim respektimin e ligjit dhe sigurimin e cilësisë dhe standardeve të shoqërive të tregtimit me shumicë, është e nevojshme që inspektorati përgjegjës, në varësi të MEI-t, të kontrollojë edhe monstra përfaqësuese të shoqërive tregtuese me pakicë, apo njësive të lëndëve djegëse. Me qëllim finalizimin e inspektimeve si dhe ndëshkimin e subjekteve abuzive është parashikuar që, për qëllim të cilësisë së produkteve, struktura e mbikëqyrjes së tregut të vendosë gjoba.
P/ligji parashikon një dispozitë tranzitore, që i lejon inspektoratit shtetëror përgjegjës, në varësi të ministrit përgjegjës për hidrokarburet, pra MEI-t, të kryejë funksionet e inspektimit për kontrollin e respektimit të standardeve apo rregullave shtetërore për cilësinë e naftës dhe nënprodukteve të saj, që tregtohen nga subjektet e tregtimit me pakicë, për qëllime të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve fundorë, deri në krijimin e strukturës përgjegjëse së mbikëqyrjes së tregut, pranë ministrisë përgjegjëse për tregtinë, duke qenë se kjo strukturë nuk është krijuar akoma.
Marrë nga ATSHRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.1%
-
Jo
18.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 1547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
18 Maj, 18:13
-
Operacioni i SPAK/ Dy efektivë të RENEA-s pjesë e grupeve kriminale në Krujë, Altin Morina me Durim Bamin organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë
18 Maj, 18:06
-
U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023
18 Maj, 17:55
-
Biden dhe Trump qëndrime të forta lidhur me tarifat mbi mallrat kineze
18 Maj, 17:47
-
U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës
18 Maj, 17:12
-
Hodhi në erë automjetin e Preng Gjinit në 2020-ën, nipi i Kastriot Reçit informohej nga shefi i narkotikëve në Lezhë
18 Maj, 16:58
-
Zyrtare/ FK Ballkani kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi, Ilir Daja shkruan historinë në futboll
18 Maj, 16:58
-
Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit
18 Maj, 16:57
-
SPAK 'zbërthen' aleancat e grupeve kriminale/ Durim Bami u lidh me Leonard Dukën me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të PS-së
18 Maj, 16:55
-
Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat
18 Maj, 16:33
-
VIDEO/ Supergol në ndeshjen e lamtumirës, Marco Reus shënon në sfidën e fundit me Dortmund në Bundesligë
18 Maj, 16:31
-
SPAK 'zbërthen' planin/ Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka kërkonin vrasjen e Durim Bamit, në ndihmë iu shkoi dhe Shullazi nga paraburgimi
18 Maj, 16:30