MEI marrëveshje me AREA, brenda
5 muajve shlyhen detyrimet 

MEI marrëveshje me AREA, brenda<br />5 muajve shlyhen detyrimet 
TIRANE - Më në fund mes Ministrisë së Energjisë dhe Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme është nënshkruar dje një marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.

Firmosja e kësaj marrëveshjeje ka ardhur pas bisedimeve të nisura që në 13 nëntor 2014, ku përmes një sërë takimesh është punuar për gjetjen e një rruge të përbashkët për gjetjen e një metodologjie të përshtatshme për formulën e çmimit të energjisë për këtë kategori prodhuesish dhe bashkëpunimin për rishikimin e Ligjit Nr. 138/2013, “Për energjinë e rinovueshme”.
 
Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga MEI theksohet fakti se palët janë të vetëdijshëm se në një treg të rregulluar, kur njëra palë vuan nga kriza financiare, edhe pala tjetër vuan pasojat.

Rrjedhimisht, prodhuesit e energjisë po kalojnë një situatë të vështirë financiare për shkak të mungesës së likuiditeteve në Sektorin e Energjisë Elektrike dhe mos reflektimit të kostos në tarifë gjatë tre viteve të fundit.
 
Më poshtë njoftimi i Ministrisë së Energjisë për marrëveshjen
 
“MEI dhe KESH angazhohen të vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e burimeve financiare të nevojshme për likuidimin e të gjitha detyrimeve të akumuluara ndër vite kundrejt prodhuesve të pavarur të energjisë, brenda 5 mujorit të parë të 2015. Koorporata Elektroenergjetike do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar shlyerjen e faturave pa vonesa për periudhën Janar 2015 dhe në vijim.
 
Palët bien dakord që formula e përllogaritjes së çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme nga HEC-et, për periudhën 1.01.2015 – 31.12.2015, të jetë: Çmimi shitjes (lekë/kËh) = Çmimi mesatar i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent /kËh X koeficientin 1.24 X normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit.
Kjo metodologji konsiderohet se është e bazuar mbi një normë të arsyeshme të kthimit të investimit, duke mënjanuar sa më të shumë të jetë e mundur transferimin e riskut nga sektori publik tek sektori privat.”

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh