TIRANE, 27 Nentor /ATSH/- Ekspertët e ekonomisë, sygjerojnë se bankat e nivelit të dytë duhet ta liberalizojnë kreditimin e ekonomisë.
Eksperti Elvin Meka, deklaron se roli i bankave është të japin kredi ndërkohë që aktualisht një gjë e tillë është shumë e kufizuar. Sipas tij nëse bankat nuk japin kredi atëherë roli i tyre përfundon.
"Ky rol nuk mund të zbehet pasi bankat vijojnë të japin hua ose të mbështesin sipërmarrjen me hua, në të kundërt përfundon roli i tyre në ekonomi. Ne këtë po kërkojmë me forcë." thotë Meka.
Kreditimi nga sistemi bankar në Shqipëri merr një rëndësi jetike për biznesin pasi ata nuk kanë mundësi të tjera financimi siç është bursa apo tregu i kapitaleve.
"Biznesi shqiptar, burimet e financimit i ka të kufizuara, pra në një farë mënyre rruga e vetme e sigurimit me burime të jashtme është vetëm banka. Huaja që merr në bankë, pasi nuk kemi tregje të tjera ku biznesi të shikonte një lloj rruge ose mënyrë tjetër shtesë" deklaron ai. e.xh/












