Meksi kujton themelimin e PD: Si
i shpëtuam grackës së Ramiz Alisë

Meksi kujton themelimin e PD: Si<br />i shpëtuam grackës së Ramiz Alisë
Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ish kryeministri Aleksandër Meksi, duke uruar 25 vjetorin e forcës së parë politike opozitare që i hapi rrugë pluralizmit, kujton një detaj mjaft interesant, gjatë negociatave të studentëve dhe intelektualëve me liderin e fundit komunist, Ramiz Alia.

Gjatë një postimi në Facebook, Meksi thotë se pasardhësi i diktatorit Enver Hoxha nuk donte themelimin e një partie politike opozitare, por krijimin e një shoqate të studentëve dhe intelektualëve. Një kurth ky, që sipas tij, intelektualët nuk ranë, ndërsa u mbështetën nga mijëra qytetarë të Tiranës.

“25 vite më parë më 12 dhjetor 1990 rreth kësaj ore një grup intelektualësh e studentësh vendosën krijimin e Partisë Demokratike, që u shpall në mitingun historik të mbasdites. Ata, studentët që i mbështetën dhe dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës nuk ranë në grackën e Ramiz Alisë për një shoqatë të studentëve dhe intelektualëve të rinj”, thotë Meksi.

Ndonëse nuk mori pjesë në ceremoninë festive të themelimit të PD një ditë më parë në Pallatin e Kongreseve, kryeministri i parë pas rënies së regjimit komunist, Aleksandër Meksi ka zgjedhur të urojë në Facebook. “Me këtë rast i uroj të gjithë ata që kontribuan në këtë ngjarje madhore dhe të gjithë bashkëkombësit, që ëndërruan një Shqipëri të lirë e demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa, e të gjithë shqiptarëve, me shpresën se një ditë do t’ia arrijnë kësaj dite. Urime për ditën e PD dhe demokracisë”.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit