Meksikë,14 të vrarë, 8 të plagosur
sulm në një klinikë rehabilitimi

Meksikë,14 të vrarë, 8 të plagosur<br />sulm në një klinikë rehabilitimi<br>
Të paktën 14 vetë u vranë dhe tetë u plagosën në një qendër rehabilitimi të konsumuesve të drogës në qytetin verior të Meksikës të Chihuahua.

Disa burra të maskuar u futën  në qendrën Familias Unidas dhe hapën zjarr mbi të gjithë ata që ishin Brenda në ndërtesë.

Dëshmitarët thanë se agresorët ishin të veshur me rroba ushtarake dhe mbanin pushkë sulmuese.

Policia thotë se motivi për sulmin nuk është ende i qartë.

Forcat e sigurisë ngritën pikat e kontrollit përreth qytetit por nuk kanë mundur të gjurmojnë autorët e sulmit.

Qendrat e rehabilitimit të drogës janë vënë në shënjestër nga personat e armatosur në disa raste.

Në vitin 2012, 11 vetë u vranë në një qendër rehabilitimi të drogës në shtetin verior të Coahuila.

Dy vjet më parë, 13 njerëz u qëlluan në rrethana të ngjashme në qytetin kufitar të Tijuanë.

Hetuesit thonë se bandat e drogës shpesh i drejtohen klinikave kur dyshojnë se anëtarët e bandës rivale janë të fshehur atje.

Ata gjithashtu dyshojnë se bandat përdorin klinikat për të rekrutuar vrasës me pagesë dhe kontrabandistë, shpesh duke kërcënuar të vrasin ata që nuk bashkëpunojnë.

Shteti i Chihuahua, i cili kufizohet me Shtetet e Bashkuara ka shënuarnjë rritje të vrasjeve në muajt e fundit, të cilat policia thotë se është një luftë për kontrollin e tregjeve të drogës mes Juezrez dhe karteleve Sinaloa.


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan