Meksikë, gati masa e parë kundër
tregtisë me SHBA-në

Meksikë, gati masa e parë kundër<br />tregtisë me SHBA-në
MEKSIKE-Senatori meksikan Armando Rios Piter, i cili drejton një komision për marrëdhëniet e jashtme, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të prezantojë një projektligj kundër tregtisë me SHBA-në.
 
Projektligji ka të bëjë me blerjen e misrit të prodhuar në Amerikë, për të cilin Meksika është një nga blerëset më të mëdha.

“Do të prezantoj një projektligj për blerjen e misrit nga Brazili ose Argjentina. Është një mënyrë e mirë për t’i treguar atyre se qëndrimet armiqësore kanë pasoja”, është shprehur senatori për CNN.
 
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Meksikës janë acaruar pas vendimit të presidentit Trump për të ndërtuar një mur në kufirin mes dy vendeve, ndërkohë që edhe çështje të tjera që lidhen me emigrantët meksikan në SHBA, kanë ndikuar në rritjen e pakënaqësive mes dy vendeve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë