MEKSIKE - Në një krematorium (vend ku digjen të vdekurit) në qytetin jugor Acapulco në Guerrero të Meksikës, u gjetën 61 trupa të pajetë.
Autoritetet njoftuan se banorët që jetonin përreth krematoriumit i cili u mbyll vitin e kaluar kanë lajmëruar për erën e keqe që ishte përhapur dhe në ekzaminimet e bëra u mësua se aty gjendeshin 61 kufoma.

Mediat lokale njoftuan se kufomat e gjetura në Guerrero ku u zhdukën 43 studentë në muajin shtator ishin të mbuluara me gëlqere të pashuar.
Shumica e kufomave ishin të veshur me rroba, ndërsa një pjesë e tyre ishin të mbështjellë me çarçaf.

Autoritetet po hetojnë nëse kanë të bëjnë me ngjarjen ku janë implikuar grupet e karteleve të cilat luftojnë për kontrollin e Acapulcos, megjithatë fillimisht dyshohet se bëhet fjalë për një “mashtrim” apo “neglizhencë” pasi kufomat nuk janë djegur sepse kjo kushtonte shumë. Përgjegjësit e krematoriumit janë arrestuar dhe pritet që hetimet e metejshme të zbardhin ngjarjen.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)