Ajo është 23 vjeçe, por porteti i saj i imët e bën atë të duket si një adoleshente. Sytë e saj të qeshur dhe buzëqeshja ëngjëllore fshehin tmerret që ajo ka përjetuar, abuzimet e paimagjinueshme fizike dhe mendore që pothuajse i morën jetën.
Ajo e quan veten Zunduri, edhe pse ky nuk është emri i saj i vërtetë. Ky është një ëmër që ajo i ka vendosur vetes që në japonisht do të thotë ‘’vajzë e bukur’’.
Zunduri tregon se çdo gjë nisi kur ajo iku me të dashurin e saj në moshën 17 vjeçare. Marrdhënia e saj dështoi shumë shpejt dhe ajo e gjeti veten të pastrehë në Meksikë.
Në vend që të kthehej në shtëpi, ajo gjeti strehim dhe ushqim tek në një grua që kishte një dyqan në Meksikën e Jugut. Zunduri rrëfen se ajo kishte frikë të kthehej në shtëpi nga frika e reagimit të prindërve. Në fillim gruaja së bashku më bashkëshortin e saj e kishin mirëtrajtuar vajzën por më pas gjërat kishin ndryshuar.
Ajo merrej me punët e shtëpisë fillimisht por jo si pastruese. Më pas të dy pronarët e dyqanit kishin filluar keqtrajtimet nga më të tmerrshmet. Çdo punë të rëndomtë e kryente Zunduri. Punonte me orë të tëra e lidhur në zinxhirë, dhe qëndronte me ditë pa ngrënë. Kur ajo nuk i bindej urdhrave të pronarëve rrihej në mënyrën më barbare.
Pas pesë vitesh të gjata në robëri, Zunduri shpëtoi në fund të vitit 2015-të. Ajo arriti të arratisej një ditë kur gruaja i kishte lënë të lirshme zinxhirët.
Pasi vajza u arratis nuk kishte pjesë në trupin e saj që nuk e kishte një plagë. Ajo kishte humbur shumicën e flokëve të saj.
Por jeta vazhdoi për të, tashmë e lirë.

Zunduri pas lirisë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com