Ministri i Ekonomisë në Meksik, lldefonso Guajardo, gjatë një deklarate për mediat është shprehur ka ndërmend që të zhvillojë negociata me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, por këtë herë do të përdorë udhëzimet e marra nga libri i Trump, “Arti i të Negociuarit”.
Ai u shpreh se do t’i vendosi në përdorim këshillat që Trump jep në librin e tij gjatë negociatave që mund të zhvillohen për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë për Amerikën Veriore.
“Një nga këshillat që Trump jep në librin e tij është që të mos ulesh kurrë për bisedime nëse nuk keni disa mjete për të ushtruar presion”, u shpreh Guajardo.
Guajardo shtoi se Meksika është blerësi i dytë më i madh i SHBA-ve dhe se një prishje e marrëveshjes për tregti të lirë do të ishte një goditje shumë e madhe për shtetet te cilat votuan për Trump.
Donald Trump ka deklaruar më herët se pas ardhjes në krye të SHBA-së, do të kërkonte ndryshime në Marrëveshje e Tregtisë së Lirë me Amerikën e Veriut ose do të shfuqizonte fare atë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com