Meksikë,kremtohet 'Dita e të vdekurve'
homazh për viktimat e tërmetit

Meksikë,kremtohet 'Dita e të vdekurve'<br />homazh për viktimat e tërmetit<br>
Qindra mijëra njerëz mbushën rrugët e qytetit të Meksikos në një panoramë shumëngjyrëshe duke kremtuar “ Diten e te vdekurve”.

Parada e organizuar për ketë ditë iu dedikua tërësisht viktimave te tërmetit të muajit të kaluar.  Të paktën 300 000 njerëz u bënë pjesë e aktiviteteve festive gjatë fundjavës, shifër kjo shumë më e lartë se një vit më parë, kur u regjistruan rreth 200 000 pjesëmarrës, të paktën sipas mediave lokale.

Meksikanët kremtojnë prej shumë kohesh “Diten e te vdekurve’’, por ideja e organizimit të një parade të tillë kaq masive në kryeqytetin e vendit, organizohet vetëm prej një viti. Ideja e koreografisë së paradës së këtij viti në pjesën hyrëse të saj,  është frymëzuar nga filmi i fundit i James Bond,  ‘Spectre”.

‘Qëllimi i paradës është t’i prezantojë botës celebrimet që zhvillohen për “ditën e te vdekurve”. Eshte kremtim i jetës, ku ne gjithashtu kremtojnë dhe kujtojmë ata që janë larguar në një mënyrë të gëzueshme, ata që janë larguar prej shekujsh e në mënyrë meksikane’ shpjegoi drejtorja artistike e paradës Alejandra Gonzalez. 

Këtë vit parada i dedikohet vdekjes së rreth 500 personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të një muaji më parë. Duke u mbështetur në bindjet se të vdekurit mund të kthehen nga nëntoka, festimet vazhdojnë edhe në 2 nëntor me ritual që zhvillohen në plazhet e qytetit, në shtëpi e varreza.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mediu kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Po bëhet për pazare okulte! Të shtyhet diskutimi! Dogjani: Të bëhet me votim të fshehtë

Mediu kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Po bëhet për pazare okulte! Të shtyhet diskutimi! Dogjani: Të bëhet me votim të fshehtë