Në qytetin Nuevo Laredo, i cili ndodhet në kufi me Teksas të SHBA, të paktën 23 viktima, janë therrur në mënyrë makabre. Ndërsa, katër gazetarë janë qëlluar për vdekje në shtetin e Verakruz. Gjithashtu, në betejën që ka shpërthyer që nga data 28 Prill në komunën Choix në Meksikë të vitit të kaluar, dhjetra të tjerë kanë humbur jetën. Si e tillë, Meksika gjendet në një varg tragjedish pa fund. Në qytetin Nuevo Laredo ngjarja makabre ka ndodhur rreth orës 01.30 të natës midis të enjtes dhe të premtes. Organet e policisë kanë bërë të ditur për 9 viktimat e varur në urë, të cilët ishin pesë burra dhe katër gra. Viktimat ishin rrahur egërsisht dhe më pas janë varur në urë. Mësohet se kjo e fundit është shenjë paralajmërimi e cila njihet si “Firma”.
(fj.di/shqiptarja.com)
