Meksikë, mijëra persona në protestë
kundër administratës së Trump

Meksikë, mijëra persona në protestë<br />kundër administratës së Trump
MEKSIKE-Rreth 20 mijë persona kanë marrë pjesë në një protestë në Meksikë, duke kërkuar respekt për vendin e tyre dhe emigrantët meksikan në SHBA nga presidenti, Donald Trump.

Shumë prej protestuesve mbanin në duar flamurë meksikan dhe ishin veshur me rroba të bardha për të treguar se kjo ishte një protestë jo politike.

Ndërkohë në një prej pankartave që protestuesit mbanin në duar ishte shkruar “Faleminderit Trump që po bashkon Meksikën”.

Protestuesit gjithashtu u shprehën se protesta e tyre ishte një shenjë kundërshtimi për murin që presidenti Trump, ka vendosur të ndërtojë në kufirin me Meksikën si dhe një shenjë mbështetje për të gjithë emigrantët meksikan në SHBA.

Meksikanët kanë bërë thirrje për unitet ndaj politikave që administrata e Trump po ndjek në lidhje me Meksikën, por në protestë ka patur parulla të shumta që kritikonin edhe presidentin meksikan Enrique Pena Nieto.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë