Meksikë, pas “El Chapo” Guzman
arrestohet kreu i “Kartelit të Gjirit”

Meksikë, pas “El Chapo” Guzman<br />arrestohet kreu i “Kartelit të Gjirit”
MEKSIKE-Kreu i “Kartelit të Gjirit”, një prej karteleve më të vjetra të Meksikës, është arrestuar nga autoritetet lokale.

Lajmi është bërë i ditur disa ditë pas arrestimit të kreut të bandës rivale, Jalisco Nueva Generacion në qytetin e Kankunit.

“Karteli i Gjirit” ishte një prej karteleve më të fuqishme në Meksikë, ndërsa vitet e fundit ka humbur pjesë të mëdha të territorit që kishte nën kontroll.

Karteli i Sinalona i cili drejtohej nga “El Chapo” Guzman dhe Jalisco Nueva Generacion, konsiderohen si grupet  më të fuqishme kriminale në Meksikë, por arrestimi i “El Chapo” dhe ekstradimi i tij në SHBA, duket se ka nisur një luftë mes bandave, e cila vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka regjistruar 12,155 viktima, shkruan ATA.

Muaji qershor ka qenë edhe muaji më i përgjakshëm në Meksikë, ku kanë humbur jetën 2,234 persona.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi