Dhjetëra mijëra vetë në Meksiko Siti janë ngritur në protestë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale që u fituan nga Enriko Pena Nieto. Demostruesit thonë se zgjedhjet jane manipuluar, duke akuzuar partinë e zotit Pena Nieto (foto) se ka blerë votat.
Por Nieto, i cili u shpall fitues pas një rinumërimi të mbi 50% të votave, i mohon akuzat. Kandidati për zgjedhjet Presidenciale që humbi garën elektorale, Andres Manuel Lopez Obrador, ka deklaruar se do vazhdojë betejën ligjore. Ai është shprehur se ka prova të mjaftueshme që faktojnë se para të paligjshme janë përdorur për të siguruar fitoren e kandidatit të qendrës Enriko Pena Nieto.
Z. Pena Nieto u konfirmua si fitues i zgjedhjeve presidenciale në Meksikë me 38.2% të votave kundrejt Lopez Obrador që fitoi 31.59% të votave.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com