Meksikë, shpërthim i fuqishëm në 
rafineri nafte të paktën 3 të vdeku

Meksikë, shpërthim i fuqishëm në <br />rafineri nafte të paktën 3 të vdeku
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe rreth 136 te tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur  në një rafineri nafte në juglindje të Shtetit meksikan Veracruz.

Shpërthimi ndodhi në rafinerin që është në pronësi të kompanisë shtetërore të naftës, “Pemex”.
Sic duket edhe ne pamje, shtëllunga të mëdha tymi mbuluan të gjithë zonën .

Ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, për shkak se ekziston rreziku që tymi që ka përfshirë vendin të përmbajë edhe lëndë toksike. 
 
Në një deklaratë të kompanisë “Pemex” thuhet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 15:15 me kohën lokale, ndërsa zjarri është vënë në kontroll.  Nderkohe mbetet ende i paqarte  shkaku i shpërthimit .
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime